Top News/ SHBA, llogari të gabuara në Ukrainë / Rusia kërcënon me ‘pasoja fatale’: Mos na injoroni
03/06/2024 15:35

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha të hënën se Shtetet e Bashkuara të amerikës mund të përballen me "pasoja fatale" nëse injorojnë paralajmërimet e Moskës për të mos e lejuar Ukrainën të përdorë armët e ofruara nga Uashingtoni për të goditur objektivat brenda Rusisë. Ryabkov komentoi vendimin e Presidentit Joe Biden, javën e kaluar, për të miratuar përdorimin e armëve të furnizuara nga SHBA për të goditur shënjestra brenda Rusisë që janë përfshirë në sulmet në rajonin e Harkivit, në Ukrainë. "Dëshiroj të paralajmëroj liderët amerikanë kundër llogaritjeve të gabuara që mund të kenë pasoja fatale. Për arsye të panjohura, ata nënvlerësojnë seriozitetin e situatës dhe pasojat që mund të ketë ky veprim", tha Riabkov për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA. Ai iu referua komenteve të bëra javën e kaluar nga Presidenti Vladimir Putin, i cili tha se vendet e NATO-s po luanin me zjarrin dhe po rrezikonin një konflikt më të thellë global, një prej një serie paralajmërimesh nga Moska për rrezikun e një përshkallëzimi serioz. “I bëj thirrje këtyre figurave në SHBA... që të kalojnë një pjesë të kohës së tyre, që me sa duket e shpenzojnë në videolojëra, që të studiojnë atë që u tha në detaje nga Putini”. tha Ryabkov. Putini ka dhënë "një paralajmërim shumë domethënës dhe ai duhet të merret me seriozitetin më të madh", shtoi ai. Putin tha se Perëndimi do të përfshihej drejtpërdrejt në luftë nëse ukraina godet thellë në rusi me armët e tij, sepse sulme të tilla do të kërkonin ndihmë satelitore, të inteligjencës dhe ushtarake. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha javën e kaluar se NATO kishte të drejtë të ndihmonte Ukrainën për tu vetëmbrojtur dhe kjo nuk e bën NATO-n palë në konflikt. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha në fundjavë se Kievi ishte mirënjohës ndaj Uashingtonit që e lejoi të përdorte sistemet raketore HIMARS të furnizuara nga SHBA në rajonin e Harkivit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Ukraina ka argumentuar prej kohësh se kufizimet në mënyrën se si mund të përdorë armët e furnizuara nga Perëndimi po e pengojnë seriozisht atë të mbrojë veten.

Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14