Top News – SHBA ‘linjë direkte’ me rebelët / Blinken konfirmon kontaktet: Po punojmë bashkë
15/12/2024 13:29

SHBA ka "kontakte të drejtpërdrejta" me rebelët e HTS që tani kontrollojnë Sirinë pas rrëzimit të regjimit të Asadit, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Është kjo njohja e parë e ndërveprimit të drejtpërdrejtë të SHBA-së me Hayat Tahrir al-Sham, që Uashingtoni ende e cilëson si një organizatë terroriste. Blinken u tha gazetarëve se SHBA ka qenë në kontakt me rebelët veçanërisht për fatin e gazetarit të zhdukur amerikan, Austin Tice. Blinken foli në Jordani pas bisedimeve me përfaqësues nga disa vende arabe, Turqia dhe Evropa për të diskutuar për të ardhmen e Sirisë. Zyrtarët ranë dakord të mbështesin një proces tranzicioni paqësor në vend, me ministrin e jashtëm të Jordanisë që tha se fuqitë rajonale nuk donin ta shihnin Sirinë "të binte në kaos". Një komunikatë e përbashkët bëri thirrje për një qeveri siriane gjithëpërfshirëse që respekton të drejtat e pakicave dhe nuk ofron një bazë për "grupet terroriste". Bisedimet brenda dhe jashtë Sirisë pas trazirave të javëve të fundit, kanë qenë të një rëndësie jetike për ngritjen e një qeverisjeje të re që përfaqëson të gjithë sirianët. HTS nuk ishte i pranishëm në takimin në Jordani. Ministri i Jashtëm irakian Fuad Hussein shprehu shqetësimin për të ardhmen e Sirisë dhe për të ardhmen e përbashkët të Lindjes së Mesme dhe më gjerë. Ai tha se lojtarët rajonalë nuk donin të shihnin një Libi tjetër, duke iu referuar kaosit që pasoi largimin e kolonelit Gadafit nga pushteti. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha ndërkohë se institucionet ekzistuese siriane duhet të ruhen dhe të reformohen. Në bisedimet në Jordani mungonte ndonjë përfaqësues nga Siria. Munguan gjithashtu edhe dy vendet që i dhanë mbështetje Assadit, Irani dhe Rusia.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58