Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi përmes Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC), një lehtësim të përkohshëm të regjimit të sanksioneve financiare ndaj Venezuelës, për të mundësuar dërgimin e ndihmave pas tërmetit që goditi vendin. Lehtësimi përfshin edhe përpunimin dhe transferimin e fondeve nga ose drejt Venezuelës në emër të personave nga vende të treta, nëse këto transaksione lidhen me ndihmën për të prekurit nga tërmeti.