Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e autoriteteve financiare për paratë kesh, ku është përmendur edhe dinari serb. Ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës, e ka miratuar një rregullore për operacionet me para kesh që parashikon euron si monedhën e vetme për kryerjen e transaksioneve. Kjo rregullore parashihet të hyjë në fuqi më 1 shkurt.