Top News/ SHBA-Kore e Jugut, bisedime bërthamore / Frikë nga një sulm i Veriut, duhet të merren masa
10/06/2024 11:49

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime në Seul për koordinimin më të mirë të një përgjigjeje bërthamore në rast të një lufte me Korenë e Veriut, mes ankthit për arsenalin në rritje të Phenianit, thanë zyrtarët e Seulit. Takimi i tretë i Grupit Konsultativ Bërthamor në thelb është një vijimësi e samitit të vitit të kaluar, gjatë të cilit Shtetet e Bashkuara premtuan t'i japin Koresë së Jugut më shumë njohuri në planifikimin e saj bërthamor për një konflikt të mundshëm me Veriun. Bisedimet erdhën ndërsa Koreja e Veriut po ecën përpara me synimin për të avancuar armët e saj bërthamore dhe sistemet e tyre të shpërndarjes, gjë që shkaktoi shqetësim në Korenë e Jugut për gatishmërinë e saj bërthamore. Disa politikanë, duke përfshirë edhe anëtarë të lartë të partisë së Presidentit Yoon Suk Yeol, kërkuan që Seuli, që aktualisht është nën ombrellën bërthamore amerikane, të zhvillojë armët e veta bërthamore, një hap që Uashingtoni e kundërshton. Në fund të majit, përpjekja e Koresë së Veriut për të nisur një satelit zbulues ushtarak dështoi pasi një motor rakete i zhvilluar rishtazi shpërtheu gjatë fluturimit. Seuli dhe Uashingtoni e dënuan përpjekjen duke e quajtur shkelje të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ndalojnë përdorimin e teknologjisë balistike nga Pheniani. Më herët në dhjetor, shba dhe koreja e jugut paralajmëruan se çdo sulm bërthamor nga Koreja e Veriut kundër Shteteve të Bashkuara ose aleatëve të saj do të përballet me një "përgjigje të shpejtë, dërrmuese dhe vendimtare" dhe do të rezultojë në fundin e regjimit të Kim Jong Un.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53