Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve Gregory W. Meeks, dhe numri dy i këtij komisioni Michael McCaul, , u bënë thirrje autoriteteve të Shqipërisë, në Kongresin e SHBA, të garantojnë zgjedhje demokratike, pa shitblerje votash, frikësime apo dhunë. “Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet kombëtare të 25 prillit, - thanë ata në një deklaratë, - ne i nxisim autoritetet shqiptare të garantojnë që votuesit do të jenë në gjendje të hedhin votat e tyre të lirë nga shitblerja, frikësimi dhe dhuna.”