Zyrtarë të lartë amerikanë po e këshillojnë Ukrainën që të mos nië një ofensivë të madhe kundër forcave ruse derisa të arrijnë furnizimet e fundit me armatime amerikane dhe të ofrohen trajnime. Presidenti Joe Biden, i cili ka miratuar një paketë të re armësh prej 2.5 miliardë dollarësh për Ukrainën, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, se “Ukraina do të marrë të gjithë ndihmën që i duhet”.