Top News – SHBA kërkon kokën e Zelenskit: ’Nevojitet një udhëheqës ukrainas që dëshiron paqe’
03/03/2025 12:16

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, tha se Shtetet e Bashkuara synojnë të arrijnë një paqe të përheshme mes Moskës dhe Kievit, që përfshin shkëmbim territoresh, në këmbim të garancive të sigurisë, të drejtuara nga Evropa. Ai shtoi se për këtë nevojitet një udhëheqës ukrainas që është i gatshëm për të arritur një paqe të qëndrueshme me Rusinë, por nuk është e qartë nëse Zelenksi është i përgatitur për një gjë të tillë. I pyetur nëse Trump dëshiron dorëheqjen e Pesidentit Zelenskiy, Ëaltz tha për programin “State of the Union” të rrjetit CNN se “Ne kemi nevojë për një udhëheqës që mund të merret vesh me ne, mundësisht me Rusisë dhe t’i japë fund luftës”. “Nëse bëhet e qartë se motivet personale ose politike të Presidentit Zelenski bien ndesh me dhënien fund të luftës në vendin e tij, atëherë mendoj se kemi përpara një problem real”, tha Ëaltz. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, sugjeroi gjithashtu se Ukrainës mund t’i duhet një udhëheqës tjetër nëse Presidenti Zelenski nuk pajtohet me kërkesat e Shteteve të Bashkuara. "Diçka duhet të ndryshojë. Ose ai duhet të vijë në vete dhe të kthehet në tryezë me mirënjohjeje, ose dikush tjetër duhet të udhëheqë vendin për ta bërë këtë”, tha Johnson. Takimi i së premtes në Zyrën Ovale shfaqi publikisht tensionet mes Presidentit Zelenskyy dhe Trump. Si rrjedhojë, një marrëveshje mes dy vendeve për të shfrytëzuar së bashku mineralet e rralla të nëntokës ukrainase, nuk u firmos. “Nuk ishte e qartë për ne që Presidenti Zelenski ishte gati për të negociuar dhe në mirëbesim për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Ëaltz. Edhe Marco Rubio, shefi i diplomacisë amerikane tha se nuk kishte folur që nga e premtja as me Presidentin Zelenski as me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha. “Do të jemi gati të riangazhohemi kur ata të jenë gati për paqe”, tha Rubio.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34