Top News – SHBA kërkon bisedime me Iranin / Rubio: Nuk është serioz për diplomacinë
22/07/2026 13:41

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se sfidimi i lirisë së lundrimit nëpër Ngushticën e Hormuzit nga Irani kërcënon jo vetëm tregtinë globale, por po ashtu rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm për rrugët e kontestuara detare në Azi. Duke folur para ministrave nga Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore në Manila, Rubio tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për të negociuar me Iranin, por ai akuzoi Teheranin se nuk po respekton zotimet e mëhershme dhe se nuk është serioz për diplomacinë. “SHBA-ja është gjithmonë e përkushtuar për diplomaci”, tha Rubio. “Ne jemi mendjehapur dhe gjithmonë kemi vullnet për t’u angazhuar dhe për të negociuar një marrëveshje dhe për të zgjidhur dallimet dhe kjo vlen edhe për rastin me Iranin”. “Problemi me të cilin po ballafaqohemi tani është se ata nuk janë seriozë për bisedime. Nëse ata janë seriozë, edhe ne jemi seriozë”, shtoi Rubio. “Nëse nuk janë, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur interesat tona dhe po ashtu interesat e aleatëve tanë”. Rubio argumentoi ndërkohë se lejimi i Teheranit për të diktuar lundrimin nëpër Ngushticën e Hormuzit do të minonte një nga parimet themelore mbi të cilat mbështetet tregtia ndërkombëtare: lirinë e lundrimit. Deklaratat e Rubios vijnë në mes të përshkallëzimit të sulmeve nga të dyja palët ndërsa Uashingtoni ka goditur infrastrukturën ushtarake të lidhur me kërcënimet ndaj tregtisë detare.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55