Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet, tha pas vizitës në prishtinë dhe para ndalesës së tij në Beograd se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ai është një detyrim ligjor. Në një takim me gazetarët kosovarë, pas takimeve me drejtuesit e institucioneve dhe partive politike në vend, Chollet tha se SHBA presin nga Kosova të përmbushë të gjitha përkushtimet e saj në bisedimet më Serbinë, që përfshijnë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.