Top News- ‘SHBA inkurajon pushtimin rus të Ukrainës’ / Putin ftohet në G20, Polonia kundërshton
24/09/2026 15:42

Ftesa e Presidentit rus Vladimir Putin në një takim të G20-ës në Miami të Floridës, në muajin dhjetor, mund ta inkurajojë Moskën të vazhdojë agresionin e saj ndaj Ukrainës, deklaroi të enjten kryeministri polak Donald Tusk. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të mërkurën se shpresonte që Putini ta pranonte ftesën dhe se kjo do t'i jepte atij mundësinë të angazhohej me Presidentin Donald Trump dhe liderë të tjerë botërorë. "Nëse ftesa e Putinit në G20 do të mund të na afronte drejt një paqeje të drejtë, unë do të isha absolutisht pro saj," tha Tusk në një konferencë për shtyp. "Megjithatë në këtë fazë, Rusia mund ta shohë këtë si një inkurajim për të vazhduar politikat e saj agresive. Kjo është ajo që unë druaj", tha ai. Trump e ka ftuar Putinin të marrë pjesë në samitin e liderëve botërorë që do të mbahet në Miami dhe kjo u konfirmua nga sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, pas takimit me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov. Kjo lëvizje vjen ndërsa Uashingtoni përpiqet të arrijë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, me Trumpin që këmbëngul se po punon me të dyja palët.

Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31