I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar i është drejtuar të premten Kosovës dhe Serbisë të rikthehen në bisedime duke thënë se situata në veri është shumë e rrezikshme . Në një mesazh për qeverinë Kurti, Escobar i bëri thirrje Kosovës të përmbushë kërkesat e Perëndimit për shtyrjen e vendimit për çështjen targave të makinave dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.