Top News – SHBA i tregon forcën Rusisë/ Vendos katër bombardues B-1 në Norvegji
09/02/2021 12:24

Forcat ajrore amerikane po dislokojnë bombarduesit B-1 në Norvegji, për të parën herë, në një mesazh që i dërgon një sinjal të qartë Moskës se ushtria amerikane do të veprojë në rajonin e rëndësishëm të arktikut dhe do të mbrojë aleatët në zonë kundër një agresioni rus pranë kufijve të vendit. Katër bombardues B-1 të forcës ajrore amerikane dhe një personel prej rreth 200 trupash nga divizioni i Teksasit do të dislokohen në bazën ajrore Orland në Norvegji, dhe brenda tre javëve të ardhshme, do të nisin misionin në qarkun arktik dhe në hapësirë ajrore ndërkombëtare, pranë Rusisë Veriperëndimore, sipas zyrtarëve të mbrojtjes. Deri më tani, misionet ushtarake në Arktik kanë qenë kryesisht të vendosura deri në Britaninë e Madhe. Lëvizja e forcave, kaq pranë Rusisë bën që SHBA të mund të reagojë shpejt ndaj një agresioni të mundshëm rus. Muajt e fundit, Pentagoni ka bërë operativ grupe të ngjashme të bombarduesve B52 në Lindjen e Mesme, si një mënyrë për të demonstruar aftësinë e SHBA për të lëvizur shpejt asete ushtarake në rajone potencialisht të tensionuara. Misionet me bombardues kërkojnë javë për tu planifikuar ndaj edhe planet për dislokimin në Norvegji duhet të kenë nisur prej kohësh. Presidenti Joe Biden ka treguar tashmë se është i gatshëm të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Moskës, krahasuar me paraardhësin e tij, Donald Trump. Ai zhvilloi bisedën e parë telefonike me presidentin rus vladimir putin, muajin e shkuar, dhe e kundërshtoi atë për një varg çështjesh, që nga sulmet kibernetike e deri tek helmimi i dyshuar i figurës kryesore politike në vend Aleksei Navalni.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34