Top News/ SHBA i ofron Turqisë F35-at / Me kusht që të heqë dorë nga raketat e blera nga Rusia
21/02/2024 11:56

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA duket se po përmirësohen shpejt. Uashingtoni i komunikoi Ankarasë se mund ta lejojë të blejë avionët luftarakë F-35 nëse ajo largon raketat S-400 që bleu nga Rusia, ndoshta duke i cuar ato në një vend të tretë. Por, sic nënvizon Zëri i Amerikës, raketat mbeten një simbol i fuqishëm i thellimit të lidhjeve mes Turqisë dhe Rusisë. Turqia u përjashtua nga prodhimi i gjeneratës së re të avionëve luftarakë F-35 pasi vendosi të blejë sistemet anti-ajrore ruse të tipit S-400, që sipas Uashingtonit rrezikonin teknologjinë e avionëve F-35. Por gjatë një vizite në Stamboll muajin e kaluar, Nënsekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland, bëri të ditur se Uashingtoni mund të lejojë sërish shitjen e avionëve për Turqinë nëse raketat ruse do të largoheshin në një vend të tretë. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan la të kuptohet se Ankaraja mund të jetë e hapur për një marrëveshje. Sipas analistëve, blerja e raketave S-400 nga Turqia, përbën një tregues të fortë të thellimit të lidhjeve të saj me Rusinë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin. Marrëveshja u nënshkrua gjatë një periudhe mosbesimi, pasi Ankaraja akuzoi Uashingtonin për përfshirje në përpjekjen e dështuar për grusht shtetit në vitin 2016, një akuzë që Shtetet e Bashkuara e kanë mohuar. Lidhjet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara janë përmirësuar me ratifikimin nga Ankaraja të anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe vendimin e ndërsjelltë nga Uashingtoni për të lejuar shitjen e avionëve F-16 për Turqinë. Por avionët F-16 janë të një rangu më të ulët se ata F-35, që fqinji dhe rivali i saj Greqia, do t’i blejë në kuadër të modernizimit të vet ushtarak.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37