Top News – SHBA i kthen shpinën Evropës / Plani për sigurinë kombëtare ngjall frikë në BE
07/12/2025 12:03

Pas botimit të një dokument mbi sigurinë kombëtare nga administrata amerikane kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha se SHBA është ende "aleatja më e madhe e Evropës" pavarësisht dallimeve që ekzistojnë për çështje të shumta. Kallas, u përpoq të minimizonte tensionet me SHBA-në, pasi administrata Trump publikoi dokumentin ku kritikonte ashpër aleatët evropianë. Komentet e Kallas vijnë ndërsa shumë udhëheqës evropianë kanë frikë se qeveria amerikane po i kthen shpinën Evropës, veçanërisht lidhur me mbështetjen për Ukrainën, e cila po mbrohet nga pushtimi i Rusisë. "Ka shumë kritika në atë dokument, por mendoj se disa prej tyre janë gjithashtu të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë", tha Kallas. "Duhet të kemi më shumë vetbesim", tha ajo, duke shtuar se "SHBA-të janë ende aleati ynë më i madh". "Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për tema të ndryshme, por mendoj se parimi i përgjithshëm vazhdon të ekzistojë. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar", tha ajo. Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili u postua në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë të premten, pasqyron kritikat ndaj Evropës që ishin paraqitur tashmë në muajin shkurt edhe në një fjalim të ashpër të Zëvendëspresidentit JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih .

Top News – Triada bërthamore e Rusisë në fokus / Putin: Zhvillimi është një ‘prioritet absolut’
23/02 11:41
Top Channel/ Shkup, arrestohet Artan Grubi: Ish zv/kryeministri, një vit arrati për korrupsion!
23/02 11:25
Top Channel/ Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimin e naftës ruse!
23/02 11:24
Top News- SHBA, 15 mln dollarë për kokën e tij/ Kush ishte ‘El Mancho’, baroni që u ngrit nga skamja
23/02 10:42
Top News – Shpërthen dhuna në Meksikë/ Vrasja e ‘El Mencho’ shkakton kaos, hakmerret karteli
23/02 10:04
Top Channel/ I armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret qëllon për vdekje të riun
22/02 19:37
Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
DIGITALB DIGITALB