Administrata e presidentit amerikan Joe Biden dëshiron të fillojë dërgimin e armëve dhe pajisjeve në Ukrainë brenda disa ditësh nga miratimi i parashikuar këtë javë i legjislacionit që përfshin 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin, një litar shpëtimi ky i vonuar prej kohësh për vendin që është në luftë.