Top News – SHBA i` hap dyert` azilërkuesve/ Lejohet hyrja e mijëra emigrantëve
13/02/2021 13:44

Administrata e Biden njoftoi se do të nisë gradualisht të lejojë në SHBA dhjetëra mijëra azilkërkues të detyruar aktualisht të presin në Meksikë. Ajo thotë se javën e ardhshme do të nisë procedurat për rreth 25 mijë persona me raste aktive. Azilkërkuesve së pari do tu kërkohet të regjistrohen dhe të kalojnë një testi Covid-19, përpara se t`u lejohet hyrja përmes njërës prej tre pikave kufitare. Një masë e tillë përmbys politikat e shumë kritikuar të ish presidentit presidentit Donald Trump. Programi i tij I Protokollit të Mbrojtjes së emigrantëve u miratua në 2019, duke i penguar azilkërkuesve të ardhshëm hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Në bazë të këtij programi, emigrantëve që hynin përmes kufirit jugor u kërkohej të prisnin në Meksikë teksa cështjet e tyre do të kalonin nëpër gjykatat e emigracionit në SHBA. Por në ditën e tij të parë në detyrë , Presidenti Joe Biden e përmbysi këtë politikë të paraardhësit. Biden e bëri të qartë se qeberia e SHBA është e përkushtuar për të rindërtuar një sistem të sigurt, të rregullt dhe njerëzor të emigracionit. Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas u shpreh se ky veprim i fundit është një hap tjetër në angazhimin tonë për të reformuar politikat e emigracionit që nuk përputhen me vlerat e kombit amerikan. Administrata e Biden-it planifikon të nisë punën me dy pika kufitare kalimi, secila prej të cilave do të punojë me 300 persona në ditë, ndërsa një pikë e tretë do të procesojë një numër më të vogël rastesh.

Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54
Top News – Hegseth rrezikon shkarkimin… / Sekretari i Luftës në telashe për konfliktin në Iran
10/11 13:50