Top News – SHBA ‘i dhuron’ Kinës F35-at…Pentagoni nis hetimin për pjesët ‘e humbura’
24/09/2026 13:21

Pentagoni po heton se si pjesë të avionit luftarak më të avancuar të vendit përfunduan në Hong Kong, ndërsa një media raportoi të mërkurën se Kina ka siguruar pajisjet e F-35. Zyra e Programit të Përbashkët F-35 deklaroi se ajo dhe Departamenti i Mbrojtjes janë në dijeni të një "problemi me dërgesën" e komponentëve të F-35. "Ne po punojmë në mënyrë aktive me autoritetet amerikane dhe partnerët e industrisë për t'i rimarrë këta komponentë, për të hetuar incidentin dhe për të vendosur masa mbrojtëse që të shmangim përsëritjen e një rasti të tillë në të ardhmen," tha zyra. Ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles, pranoi se komponentët e avionit përfunduan në Hong Kong, ndërsa iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve të martën. Megjithatë, ai mohoi që pjesët e humbura të ishin "pajisje të ndjeshme". Australia është një nga disa shtetet, ushtritë e të cilave përdorin këtë avion luftarak të teknologjisë "stealth" (që shmang radarët). "Po, ne padyshim po punojmë me Shtetet e Bashkuara dhe, natyrisht, me kontraktuesin kryesor Lockheed Martin lidhur me këtë çështje," tha Marles. "Me sa di unë, situata nuk paraqet shqetësim; nuk bëhet fjalë për pajisje apo pjesë të ndjeshme. Megjithatë, në fund të fundit, kjo është një çështje që do të menaxhohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Lockheed Martin për të zbuluar cka ka ndodhur", tha ai. Bloomberg raportoi të mërkurën se Kina i ka në zotërim pjesët e F-35, kapakun e kabinës së pilotit dhe derën e hapësirës së armatimit, pasi dërgesa u devijua papritur drejt Hong Kongut. Kjo ndodhi ndërsa dërgesa po transportohej nga Australia drejt Shteteve të Bashkuara për riparim ose asgjësim. Nuk ishte e qartë se si u devijua dërgesa. Politico raportoi më herët se incidenti nxiti një hetim nga Kongresi, për shkak të shqetësimeve se Kina mund të fitonte akses te komponentët kyç të kësaj teknologjie tepër sekrete. Avioni i parë luftarak goditës F-35 Lightning doli nga linja e montimit në Teksas rreth 20 vjet më parë dhe u vlerësua si një hap i madh teknologjik. Që atëherë, janë prodhuar më shumë se 1,200 avionë të tillë me teknologji "stealth" (të padukshëm për radarët) dhe 19 vende kanë bërë porosi për ta. Kina mund të ketë pasur tashmë disa informacione të zbulimit lidhur me këta avionë, ndonëse të vjetra.

Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31