Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje për tarifat, ka deklaruar ministri francez i Ekonomisë, ndërsa blloku synon të gjejë një rrugëdalje tensionet tregtare me Uashingtonin. “Ne nuk do ta fshehim faktin që ende ka shumë rrugë deri tek arritja e një marrëveshjeje”, tha ministri Eric Lombard për gazetarët.