Top News – SHBA ‘hakmerret’ me Iranin / Nuk i jep 6 miliardë dollarët e depozituar në Katar
13/10/2023 13:47

Shtetet e Bashkuara tha se Irani nuk do të mund të ketë akses për momentin tek 6 miliardë dollarë në fonde iraniane, të depozituara në një bankë të Katarit muajin e kaluar, si pjesë e një marrëveshje për shkëmbim të burgosurish dhe se Uashingtoni vazhdon të ruajë të drejtën për ta ngrirë plotësisht llogarinë. Çështja e mundësisë që gëzon Irani për t'i tërhequr fondet, ka qenë në qendër të vëmendjes, që kur militantët palestinezë të Hamasit të mbështetur nga Irani sulmuan Izraelin të shtunën, duke vrarë më shumë se 1,300 persona dhe duke marrë rreth 150 persona peng në Rripin e Gazës. "Irani nuk do të jetë në gjendje të ketë akses tek fondet për një të ardhme të pacaktuar", i tha agjencisë 'Reuters' një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, duke folur në një konferencë shtypi në Tel Aviv, tha se Irani as nuk kishte akses dhe as nuk kishte shpenzuar asgjë nga 6 miliardë dollarët, duke shtuar: "Ne po i mbikëqyrim rreptësisht fondet dhe ruajmë të drejtën për t'i ngrirë ato". Blinken tha se Departamenti amerikan i Thesarit mbikëqyr çdo disbursim për t'u siguruar që ai të përdoret vetëm për qëllime humanitare. Disa media amerikane raportuan të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Katari kishin rënë dakord që të mos lejonin Iranin që t'i tërhiqte paratë. Irani nuk e ka fshehur mbështetjen e tij për Hamasin, financimin dhe armatosjen e grupit, por udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha të martën se Teherani nuk ishte i përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20