Top News- SHBA godet rëndë “flotën fantazmë”, kapet supertanku me naftë venezueliane
09/01/2026 20:08

Këto janë momentet kur marinasat amerikanë në bashkëpunim me departamentin e sigurisë kombëtare ndërhyjnë në një anije cisterne me naftë dhe e sekuestrojnë për shkak se është e lidhur me eksportet e ndaluara të Venezuelës. Pamje të publikuara nga autoritetet amerikane tregojnë forcat speciale duke zbritur nga helikopterët direkt në bordin e anijes, në një ndërhyrje të shpejtë dhe të koordinuar. Zyrtarë amerikanë konfirmuan se forcat detare të SHBA-së kanë marrë nën kontroll anijen Olina, e cila dyshohet se ishte pjesë e të ashtuquajturës “flotë fantazmë” që përdoret për të shmangur sanksionet ndërkombëtare ndaj naftës venezueliane. Komanda Jugore e SHBA-ve deklaroi se nuk ka strehë të sigurt për shkelësit e ligjit. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e përshkroi Olinën si një tjetër anije të flotës së errët, e dyshuar për transportimin e naftës nën embargo. Sipas saj, tankeri ishte nisur nga Venezuela dhe po përpiqej të shmangte monitorimin amerikan, ndërsa ndodhet në listat e sanksioneve të disa shteteve. Ajo theksoi se ky veprim është pjesë e një strategjie më të gjerë për të frenuar rrjetet ilegale, që përfitojnë nga tregtia e ndaluar e naftës. Kjo është anija e pestë që SHBA-të kanë sekuestruar në javët e fundit, Tensionet në rajon, sipas mediave ndërkombëtare, pritet të rriten, pasi Uashingtoni sinjalizon se do të vazhdojë me kontrolle dhe sekuestrime të tjera, duke e kthyer Detin Karaibe në një pikë kyçe të përplasjes gjeopolitike për energjinë dhe sigurinë ndërkombëtare.

Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27