I dërguari special i Donald Trump, Steve Ëitkoff dhe kryediplomati Marco Rubio do të zhvillojnë bisedime me homologët e tyre evropianë në Paris për të diskutuar mbi përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Bisedimet, në të cilat do të marrë pjesë edhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, përbëjnë nivelin më të lartë të angazhimit transatlantik rreth luftës që nga shkurti.