Top News/ SHBA e zhgënjyer me Serbinë / ’Non grata’ në qeveri, Vuçiç: I ka zgjedhur populli!
01/05/2024 14:01

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk ishte aspak i lumtur me reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me propozimet që Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviç, që janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jenë pjesë e qeverisë së re të Serbisë. “Shpresoj që do të kemi marrëdhënie të mira me partnerët tanë amerikanë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi marrëdhënie të mira. Nuk jam i kënaqur me reagimin e tyre, por Qeveria e Serbisë është e zgjedhur nga qytetarët e Serbisë”, tha Vuçiç. Të mërkurën do të mbahet seanca e Kuvendit të Serbisë, ku do të diskutohet për zgjedhjen e Qeverisë së re. Ministër pa portofol është propozuar Nenad Popoviç, ndërsa zëvendëskryeministër, Aleksandar Vulin. DASH tha për Evropën e Lirë se SHBA-ja është “e zhgënjyer" nga propozimi i Vulinit dhe Popoviçit dhe shtoi se të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur mirë”. Sidoqoftë DASH tha se SHBA nuk luan asnjë rol në vendimet e personelit të Qeverisë së Serbisë. “Kjo do të thotë që kur vendosin sanksione ndaj dikujt, ne duhet të ulim kokën me përulësi dhe të themi; faleminderit që na informuat kush nuk duhet të jetë asgjë”, tha Vuçiç. Nenad Popoviç është nën sanksione amerikane që nga nëntori i vitit 2023, ndërsa sanksionet ndaj Vulinit u vendosën në korrik të të njëjtit vit. Të dy janë në “listën e zezë”, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tyre me Kremlinin.

Top News – Serbi ‘u thith’ nga dritarja e avionit / Mbyllet hetimi: Pjesë të motorit thyen xhamin
14/08 14:40
Top News- Konkurrenca e porteve tregtare/Italia i trembet Malit të Zi, asnjë shqetësim nga Shqipëria
14/08 13:35
Top News – Një ‘mur flakësh’ 30 metra i lartë / Turistët, të tmerruar drejt detit, po digjet Greqia
14/08 11:39
Top News – Rrezik financiar në rritje për Greqinë / Zjarret dhe valët e të nxehtit, pasoja afatgjata
12/08 13:05
Top News – Serbia devijon Ibrin për inat. Gjuriç e pranon: Kurti u prishi shtëpitë serbëve
11/08 11:59
Top Channel/Ibri, Hoxha i “përgjigjet” Gjuriçit: Uji s`ka pasaportë, lumenjtë nuk bartin kërcënime!
11/08 11:49
Top News – Vuçiç kërcënon me tharjen e Ibrit. Presidenti serb: Po shohim mundësinë ta devijojmë
10/08 15:24
Top News – Pse po e forcon Serbia ushtrinë? Kurti: Vuçiç, synime hegjemoniste ndaj Kosovës
10/08 14:37
Top News – Itaka ‘vë bast’ te Odiseja / Ishulli grek pret ‘bum turistësh’ pas filmit të Nolan
10/08 11:59
Top Channel/ Greqi, kryebashkiaku i Stylidës është lënë në paraburgim për zjarrin pranë Athinës
07/08 14:18
Top News- Serbia arreston një tjetër shqiptar/ E ndal në kufi me Hungarinë, ‘akuza për krime lufte’
07/08 11:33
Top Channel/ Virusi i Nilit, Greqia në alarm/ Shënohen 6 vdekje dhe 65 të infektuar
06/08 19:39
Top Channel/ Shokuese! Njerku shqiptar përdhunon vajzën 9-vjeçare të partneres
05/08 18:06
Top Channel/ Greqia digjet nga flakët, gazetari Bibe në vendngjarje: Është situatë dramatike
03/08 16:31
Top Channel/ Greqi, tragjedi në mes të zjarrit. Përplasen 2 helikopterët zjarrfikës. Vdesin pilotët
02/08 21:53
Top Channel/ “Jemi pranë”, gazetari Bibe raporton nga zjarret në Greqi: Është shumë e vështirë…
02/08 21:13
Top Channel/ Greqi, përplasen dy helikopterë. Po shuanin zjarret në Megara, humbin jetën dy pilotë
02/08 19:49
Top News – Përplasen helikopterët në Greqi. Tragjedi gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
02/08 19:08
Top Channel/ Mbi tre ditë në luftë me zjarrin, shqiptari në Greqi: Na thanë të largoheshim, por…
02/08 18:48
Top News -Zjarret në Greqi jashtë kontrollit. Vatrat zhvendosen drejt Athinës, era vështirëson punën
02/08 18:10