Top News – SHBA e Trumpit bie poshtë Rusisë… / ‘Kërcënim i madh për botën’, studim për demokracinë
08/05/2026 13:27

Perceptimet globale për SHBA-në janë përkeqësuar për të dytin vit radhazi dhe tani janë më të këqija se pikëpamjet për Rusinë, tregoi një studim vjetor mbi demokracinë i publikuar të premten, ndërsa politikat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump vazhdojnë të tensionojnë aleancën e NATO-s. Fondacioni i Aleancës së Demokracive me seli në Danimarkë, i cili porositi anketën, tha se SHBA-të u emëruan gjithashtu më shpesh në përgjigje, si vendi që përbënte kërcënimin më të madh për botën, pas Rusisë dhe Izraelit. Anketa nuk hyri në detaje mbi kriteret e përdorura, por Aleanca e Demokracive thotë se qëllimi i saj është të mbrojë dhe të përparojë vlerat demokratike. "Rënia e shpejtë e perceptimit të Shteteve të Bashkuara në të gjithë botën është trishtuese, por jo tronditëse", tha themeluesi i aleancës dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. "Politika e jashtme e SHBA-së gjatë 18 muajve të fundit, ndër të tjera, ka vënë në pikëpyetje marrëdhënien transatlantike, ka vendosur tarifa të gjera dhe ka kërcënuar të pushtojë territorin e një aleati të NATO-s", shtoi ai. Tarifat e Trump, kërcënimet e tij të përsëritura për të marrë nën kontroll Grenlandën, që i përket një anëtareje tjetër të NATO-s, Danimarkës, një shkurtim i ndihmës amerikane për Ukrainën, si dhe lufta SHBA-Izrael kundër Iranit dhe rritja pasuese e çmimeve të naftës kanë trazuar thellësisht marrëdhëniet transatlantike. I zemëruar që vendet evropiane kanë refuzuar të dërgojnë marinat e tyre për të hapur Ngushticën e Hormuzit për anijet globale pas fillimit të luftës kundër Iranit, Trump tha në prill se po konsideronte tërheqjen nga NATO, duke e dobësuar më tej aleancën. Sondazhi i Indeksit të Perceptimit të Demokracisë, i cili rendit perceptimin e vendeve nga -100% në +100%, tregoi se perceptimi neto i SHBA-së kishte rënë në -16% nga +22% dy vjet më parë, duke e vendosur atë pas Rusisë në -11% dhe Kinës në +7%. Sondazhi i krye mes 19 marsit dhe 21 prillit, dhe u anketuan më shumë se 94 mijë persona në 98 vende.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47