Top News – SHBA e Rusia votojnë njësoj në OKB / Evropa abstenon, miratohet rezoluta neutrale
25/02/2025 12:19

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi të hënën një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara për përvjetorin e tretë të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës, e cila mban një pozicion neutral ndaj konfliktit, ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje për ndërprerjen e luftës. Rezoluta e shkurtër pasqyron ndryshimin e politikës së Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës nga Presidenti Trump pas marrjes së detyrës muajin e kaluar dhe qëndrimin e tij më pajtues ndaj Rusisë. Ky është një ndryshim nga administrata e ish-presidentit Joe Biden, e cila udhëhoqi përpjekjet në OKB për të mbështetur Ukrainën gjatë gjithë luftës. "Kjo rezolutë na vendos në rrugën drejt paqes", u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, diplomatja amerikane Dorothy Shea. “Është një hap i parë, por vendimtar – për të cilin të gjithë duhet të jemi krenarë. Tani ne duhet ta përdorim atë për të ndërtuar një të ardhme paqësore për Ukrainën, Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar.” Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, pranoi "ndryshime konstruktive" në pozicionin e Shteteve të Bashkuara për konfliktin. Ai i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se rezoluta nuk ishte "një zgjidhje ideale", por "një pikënisje për përpjekjet e ardhshme drejt zgjidhjes paqësore".Rezoluta u miratua me 10 vota pro, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara dhe abstenime nga Britania dhe katër anëtarët evropianë të Këshillit. Asnjë anëtar nuk votoi kundër rezolutës. Franca dhe Britania ishin përpjekur të siguronin një shtyrje të votimit, por dështuan. Më pas ato, së bashku me Danimarkën, Greqinë dhe Slloveninë, kërkuan ndryshime në tekstin e propozimit të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë zëvendësimin e formulimit "konflikti Rusi-Ukrainë" me "sulmin në shkallë të gjerë të Federatës Ruse ndaj Ukrainës". Ata gjithashtu donin të përfshinin fraza që mbështesnin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe një "paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse". Ndërsa në këshillin e sigurimit të OKB-së këto përpëjekje dështuan, në asamblenë e përgjithshme me 193 vende anëtare, u votua rezoluta rivale që dënonte agresionin e rusisë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55