Kur Rusia nisi luftën e saj në Ukrainë, shumë prisnin një tjetër qasje të SHBA në Ballkanin Perëndimor, fillimisht duke dënuar e ndëshkuar Serbinë, një shtet satelit i Moskës në rajon. Por kjo nuk ndodhi. Në fakt, gjatë vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara, edhe më shumë se BE-ja, i kanë thelluar në mënyrë agresive mbështetjen e tyre ndaj presidentit autokratik të Serbisë, ndërsa në të njëjtën kohë kanë riorientuar qëndrimin e tyre të gjerë rajonal në qendër të Beogradit dhe prioritetet e tij të politikës së jashtme.