Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollahu Mojtaba Khamenei, tha në një mesazh të shkruar të enjten se Shtetet e Bashkuara ishin mundur në luftën e tyre kundër Iranit. "Sot, dy muaj pas nisjes së agresionit më të madh ushtarak nga ngacmuesit e botës, në rajon, dhe disfatës së turpshme të Shteteve të Bashkuara në planet e saj, një kapitull i ri po hapet për Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit", tha Khamenei në mesazhin e lexuar në televizionin shtetëror. Udhëheqësi suprem i Iranit tha se Teherani do të sigurojë rajonin e Gjirit dhe do të eliminojë ato që ai i përshkroi si "abuzime të armikut me rrugën ujore".