I dërguari i Bashkimit Europian për të lehtësuar procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vijon turin e takimeve me palët, për të nxitur nisjen e zbatimit të marrëveshjeve. Kështu të hënën ai u takua me zv. Kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, të cilit i theksoi rëndësinë që të avancohet me zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë takimeve mes liderëve Kurti e Vuçiç në Bruksel e Ohër.