Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë quajtur të pamjaftueshme vendimin e qeverisë Kurti për t’u dhënë më shumë kohë serbëve të Veriut për targat, duke kërkuar heqjen e afatit për ndryshimin e tyre. Edhe pse Kryeministri Albin Kurti zbuti qendrimin e tij për këtë cështje, Departamentit amerikan të Shtetit i kërkoi në mënyrë të prerë Qeverisë sëKosovës që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia.