Presidenti i SHBA-së Joe Biden i ka dhënë leje Ukrainës për të përdorur armatimin amerikan për të goditur Rusinë, por vetëm për të mbrojtur Harkivin. Vendimi i Biden lejon që armët e furnizuara nga SHBA të përdoren për të mbrjtur rajonin e Harkiv, në mënyrë që Ukraina të mund të kundërpërgjigjet kundër forcave ruse që po i sulmojnë ose po përgatiten për t'i sulmuar ato, tha një zyrtar amerikan. Associated Press raporton se sipas disa zyrtarëve amerikanë, politika e SHBA-së që i bën thirrje Ukrainës të mos përdorë armatimet e ofruara nga Amerika për të goditur Rusinë nuk ka ndryshuar në përgjithësi.