Irani pretendon se ka zbuluar një përpjekje të shteteve të bashkuara të amerikës për të vjedhur naftën e republikës islamike në detin e Omanit. Forcat amerikane përdorën helikopterë dhe luftanije në një përpjekje për të bllokuar një cisternë iraniane – tha media shtetërore e vendit. Forcat detare të Rojave revolucionare iraniane, mundën ta zbrapsnin përpjekjen amerikane për të ndaluar anijen dhe e shoqëruan atë në ujëra territoriale iraniane.