Departamenti amerikan i shtetit po punon për të rrëzuar arrogantin Volodimir Zelenski nga pushteti – thotë shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse, SRV. Sipas informacioneve të këti8j shërbimi, departamenti i shtetit po vazhdon të punojë për skenarë të ndryshëm një ndër të cilët përfshin mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë, në mesin e luftës me rusinë. “Për shkak të humbjes së legjitimitetit nga kreu i regjimit të Kievit, Vladimir Zelensky, Departamenti Amerikan i Shtetit po punon për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Ukrainë në vitin 2025”, thotë shërbimi për shtypin i SRV-së.