Top News – SHBA-Do ta luftojmë bashkë me ju/ Blinken i premton Indisë ndihmë kundër koronavirusit
29/05/2021 15:18

Shtetet e Bashkuara dhe India janë shprehur të vendosura të bashkëpunojnë për luftën ndaj pandemisë së koronavirusit, teksa India përpiqet të vaksinojë popullsinë e vet prej 1.3 miliard banorësh, në kulmin e valës së dytë të pandemisë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, deklaroi të premten se Uashingtoni do të marrë hapa për të ndihmuar Indinë në krizën me pandeminë. “Në ditët e para të pandemisë, India ka qenë aty për Shtetet e Bashkuara, gjë që ne nuk do ta harrojmë kurrë”, tha Blinken. “Tani ne duam të sigurohemi se do të jemi aty për Indinë,” shtoi ai. Sekretari Blinken i bëri këto deklarata pas takimit me Ministrin e Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar, që ishte gjatë javës së kaluar në SHBA, me qëllim sigurimin e ndihmave. Ai tha se India i është mirënjohëse SHBA-së për mbështetjen e fuqishme dhe solidaritetin në këtë moment kaq të vështirë. India ka regjistruar më shumë se 27 milionë raste me koronavirus dhe mbi 318,000 të vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Ajo është vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara sa i përket numrit të të infektuarve dhe të vdekurve, mirëpo të dyja shifrat besohet se nuk janë reale, pasi situata mund të jetë shumë më e rëndë. Aktualisht, vetëm 3 për qind e popullsisë në Indi është vaksinuar plotësisht.

Top Channel/ Suedia në alarm! Dronë mbi aeroport, ndërpriten fluturimet
06/11 22:31
Top News- Rusia provokon sërish/ Moska dërgon avionë pa pilotë në hapësirën suedeze
06/11 22:13
Top News- Afganistani e Pakistani nisin sulmet/ Shkëmbejnë zjarr në kufi, rrezikojnë bisedimet
06/11 21:12
Top News- Izraeli rinis luftë tjetër, raketa drejt aleatëve të Hamas
06/11 20:43
Top Channel/ E pazakontë! Sarkozi ha vetëm kos në burg! Zbulohet arsyeja
06/11 19:54
Top News – Pasojat e mbylljes së qeverisë. Trupat amerikane kërkojnë lëmoshë në Gjermani
06/11 16:53
Top News – Luftohet ‘shtëpi më shtëpi’ / Rusia përparon në Pokrovsk, ‘dëbon’ ukrainasit
06/11 16:23
Top News – Muzeu i Luvrit, ‘han me shumë porta’ / Duhen vite për të rregulluar problemet e sigurisë
06/11 16:21
Top News – Ukraina në ‘luftë të përjetshme’ / Ish shefi i NATO-s: Forcë mbrojtëse evropiane në Kiev
06/11 15:07
Top News – 400 mijë njerëz nën armë / Polonia ‘në luftë’, do stërvisë ushtarakisht popullatën
06/11 15:04
Top News – Ushtria amerikane, bazë në Siri / Trump po punon për një ‘pakt sigurie’ me Izraelin
06/11 15:00
Top News – Sistemi Merops kundër Rusisë / Polonia e Rumania blindohen, mbrojtje nga dronët
06/11 15:00
Top News – Rrjetet e energjisë dhe GPS në rrezik / ‘Shpërthen’ dielli, stuhi e fortë gjeomagnetike
06/11 14:55
Top Channel/ Gjermani: Svastika me gjak njeriu në makina e fasada, “terrorizohet” Hanau!
06/11 14:52
Top News – Zhduket dallga e famshme e Mynihut/ Sërfistët të tronditur, ndodhi pas pastrimit të lumit
06/11 14:51
Top Channel/Tempulli më i vjetër, Majat “vizatuan” kozmosin/ CNN: Në qendër ka figurën e kryqit!
06/11 14:45
Top Channel/ Gjermani, industria e çelikut në prag kolapsi: Merz, samit ugjent në Berlin!
06/11 14:43
Top News – Belgjika ‘nën sulm’, alarm sigurie / Mblidhet Këshilli i Sigurisë kombëtare pas dronëve
06/11 13:19
Top News – Bota ‘dridhet’, SHBA lëshon ‘Minuteman III’/ Raketa balistike, pjesë e triadës bërthamore
06/11 13:15
Top News – Angelina Jolie, papritur në Ukrainë / Rekrutuesit ushtarakë ndërpresin vizitën
06/11 12:15
BILETA Portokalli - Bileta