Ushtria amerikane përdori një bombardues me rreze të gjatë veprimi B-1 për të goditur objektivat e Gardës Revolucionare Islamike në Iran, thanë zyrtarët amerikanë. Kjo ishte hera e parë që SHBA kreu një mision me bombarduesit B-1 që kur luftimet me Iranin rifilluan 12 ditë më parë. Përdorimi i bombarduesve B-1, të cilët mund të mbajnë dhjetëra bomba 1 mijë kilogramëshe ose dhjetëra raketa lundrimi, sinjalizoi një përshkallëzim dhe zgjerim të konsiderueshëm të fushatës ushtarake amerikane.