Më në fund, Shtetet e Bashkuara të Ameriëks arritën një marrëveshje tregtare me Kinën. Pas një lufte të ashpër verbale që u përshkallëzua në një kufizim të drejtpërdrejtë të eksporteve kryesore, zyrtarët amerikanë dhe kinezë u takuan këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar. Bizneset, konsumatorët dhe investitorët në Ëall Street pa dyshim do të marrin frymë të lehtësuar: tarifat e rënda nuk u pritën mirë dhe lehtësimi i barrierave tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë pritet të ulë kostot.