Top News – SHBA dhe BE së bashku/ Palmer dhe Lajçak, dy ditë në Kosovë
31/05/2021 11:35

Për dy ditë në Kosovë do të qëndrojnë Përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SH.B.A.-ve, Matthew A. Palmer. Arsyeja e vizitës merret vesh se është përgatitja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas një njoftimi të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë gjatë vizitës së tij dy ditore, Lajçak do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin, Albin Kurti dhe zyrtarë tjerë. “Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t'u drejtohet Shefave të Misioneve të BE-së”, thuhet në njoftim. Gjatë vizitës së fundit në Brusksel, më 18 maj, kryeministri Kurti kishte deklaruar se takimi me Vuçiqin mund të ndodh diku në mesin e muajit qershor. Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe Siguri, Josep Borrell kishte deklaruar se shpreson që dialogu në nivel të lartë të ndodhë para 22 qershorit. Vizita e përbashkët e Lajçakut me Palmerin në Kosovë, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, do të bëhet edhe për të dërguar mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Edhe në Kosovë është kërkuar që të ketë një angazhim më të madh amerikan në dialog. Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit

Top News- Pse Trump e Putin, duan shkatërrimin e Evropës? The Guardian zbardh arsyet
23/12 22:57
Top News- Betejë trup me trup, por rusët fitojnë, Ukraina humbet qytetin lindor
23/12 22:50
Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
DIGITALB DIGITALB