Top News/ SHBA dërgon trupa në Izrael…Edhe një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore
14/10/2024 12:04

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore (THAAD) dhe trupa në Izrael, njoftoi të dielën Pentagoni. Njoftimi vjen ndërsa Irani paralajmëroi Uashingtonin që t'i mbajë forcat ushtarake amerikane jashtë Izraelit. Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral major Pat Ryder, tha nëpërmjet një deklarate se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kishte autorizuar dërgimin e sistemit THAAD, bazuar në direktivën e Presidentit Joe Biden. Ryder tha se sistemi do të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes ajrore të Izraelit pas dy sulmeve me raketa të Iranit, në muajin prill dhe tetor. Dërgimi i një sistemi të sofistikuar të mbrojtjes raketore në Izrael, rrezikon të ndezë më tej konfliktin në Lindjen e Mesme, pavarësisht përpjekjeve të përhapura diplomatike për të shmangur një luftë të gjerë rajonale. Nëpërmjet një postimi në platformën sociale X, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, kishte paralajmëruar SHBA kundër dislokimit të një sistemi të tillë. Në një koment të shkurtër të dielën për gazetarët përpara se të largohej nga Florida Presidenti Biden tha se vendosi të dislokonte sitemin THAAD "për të mbrojtur Izraelin". Biden foli në bazën e Forcave Ajrore 'MacDill' në Tampa pasi bëri një vizitë të shpejtë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga uragani Milton. SHBA vendosi një nga sistemet THAAD në Lindjen e Mesme së bashku me sisteme shtesë Patriot për të forcuar mbrojtjen për forcat amerikane në rajon në fund të vitit të kaluar, pas sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga militantët e Hamasit. Zëdhësi i Pentagonit tha gjithashtu se SHBA-të kishin dërguar një sistem THAAD në Izrael në vitin 2019, për stërvitje. Gjithashtu nuk është e pazakontë që Shtetet e Bashkuara të ketë një numër të kufizuar trupash në Izrael, një vend që Uashingtoni e konsideron një aleat kyç. Në përgjithësi Uahsingtoni ka pasur vazhdimisht një numër të vogël forcash në këtë vend, si dhe ka kryer dislokime rutinore me rotacion për trajnime e stërvitje. Sipas një raporti të Kongresit të muajit prill, ushtria amerikane ka shtatë sisteme të avancuara THAAD. Secili përbëhet nga gjashtë lëshues të montuar në kamion, 48 interceptorë, pajisje për radio dhe radarë dhe për vënien në funksion të tij nevojiten 95 ushtarë. THAAD konsiderohet një sistem që plotëson sistemin Patriot, por që mund të sigurojë mbrojtjen e një zonë më të gjerë. Ai mund të godasë objektiva që ndodhen në një distancë prej 150 deri në 200 kilometrash.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50