Top News – SHBA, depot e municioneve janë bosh / Pentagoni rishikon eksportet e armëve për aleatët
03/07/2025 12:19

Pentagoni ka thënë se po shqyrton dërgesat e armëve te aleatët në mbarë botën, ndërsa shtohen raportet mbi pakësimin e rezervave të municioneve të rëndësishme, përfshirë raketat anti-ajrore. Njoftimi erdhi pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se po kufizonte dërgesat e armëve në Ukrainë për të "vënë interesat e Amerikës në vend të parë pas një shqyrtimi të mbështetjes dhe ndihmës ushtarake të SHBA-së për vendet e tjera në mbarë botën". Besohet se këto armë përfshijnë si municione ofensive precize, sic janë raketat me rreze të gjatë veprimi Himars dhe predhat e artilerisë 155 mm, ashtu edhe raketat mbrojtëse anti-ajrore Patriot që janë thelbësore për mbrojtjen e qyteteve ukrainase dhe infrastrukturës energjetike nga sulmet raketore ruse. Sulmet e Kremlinit janë dënuar nga shumica e udhëheqësve perëndimorë, përfshirë Donald Trump, i cili javën e kaluar i tha një gazetari ukrainas se do të kërkonte mënyra për të dërguar më shumë raketa Patriot në Ukrainë. Në vend të kësaj, të martën, u raportua se dërgesat e raketave Patriot dhe municioneve të tjera u ndalën për shkak të një rishikimi të Departamentit të Mbrojtjes, i frymëzuar pjesërisht nga shpenzimi i qindra raketave të mbrojtjes ajrore interceptuese amerikane, që u përdorën për të ndihmuar në mbrojtjen e qyteteve izraelite, si dhe të Katarit, nga bombardimet iraniane gjatë luftës së muajit të kaluar. Të mërkurën, Pentagoni konfirmoi se rishikimi i eksporteve të armëve amerikane mund të prekë edhe vende të tjera përveç Ukrainës. Nuk ishte e qartë nëse kjo mund të përfshinte Izraelin, i cili merr 68% të armëve të eksportuara nga SHBA-të.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58