SHBA ka akuzuar Korenë e Veriut se po e furnizon me sasi të mëdha armësh Rusinë, që ajo më pas t’i përdorë së sulmet kundër Ukrainës. Zyrtarët kanë publikuar edhe fotografi, që sipas tyre, shpërfaqin kontejnerët e përgatitur për transport në Najin të Koresë së Veriut. Muajin e kaluar, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un e ka vizituar Rusinë për ta diskutuar bashkëpunimin potencial ushtarak.