Top News – SHBA ‘buzë greminës’, rrezik kaosi global / Ende nuk ka një marrëveshje për borxhin
17/05/2023 11:42

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe liderët republikanë, kanë shprehur optimizëm me rezervë, nëse mund të arrihet një marrëveshje për të rritur tavanin e borxhit qeveritar. Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy u ka thënë gazetarëve, pas takimit, se të dyja palët kanë ende dallime në qëndrime. Kjo bllokadë e ka detyruar presidentin Biden që të shkurtojë një udhëtim jashtë vendit. Pa arritur një marrëveshje, Shtetet e Bashkuara do të mund të përballen me borxh në vlerë prej 31.4 trilionë dollarëve, prej 1 qershorit. Dështimi i mundshëm i Qeverisë amerikane për të paguar obligimet e borxhit, rrezikon edhe kaos global financiar. Presidenti Biden ka thënë të martën se takimet disaorëshe në Zyrën Ovale, kanë qenë “të mira dhe produktive”. Në takim kanë marrë pjesë demokratë në pozita të larta, përfshirë nënpresidenten, Kamala Harris, shefin e shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries. Në këmbim të ofrimit të mbështetjes për rritje të tavanit të borxhit, liderët republikanë janë duke kërkuar shkurtime buxhetore. Ata po kërkojnë edhe ashpërsimin e kërkesave për pranuesit e ndihmës qeveritare. Biden do të udhëtojë të mërkurën në Japoni, për të marrë pjesë në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara, G7. Planet kanë qenë që ai më pas të shkojë në Papa Guinenë e Re, dhe Australi, mirëpo ato udhëtime janë anuluar. Prekja e tavanit të borxhit nënkupton që Qeveria amerikane nuk mund të huazojë më shumë para. Kjo do të thotë se Qeveria nuk mund të paguajë më pagat e punëtorëve federalë, dhe atyre ushtarakë. Edhe pagesat për pensionistët, ndalen, po ashtu. Kongresi amerikan ka votuar shpesh në të kaluarën për të rritur tavanin e borxhit.

Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43