Shtetet e Bashkuara po rrisin me shpejtësi praninë e tyre ushtarake pranë Iranit, duke vendosur më shumë se 150 avionë luftarakë në bazat në Evropë dhe Lindjen e Mesme, pasi një raund i dytë bisedimesh bërthamore përfundoi pa marrëveshje më 17 shkurt, sipas të dhënave të fluturimit dhe imazheve satelitore të shqyrtuara nga The Ëashington Post. Prania aktuale e forcave ushtarake amerikane në rajon është ndër më të mëdhatë në dy dekada, duke filluar që para luftës në Irak në vitin 2003. Përforcimi vjen pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump kërcënoi të sulmonte Iranin nëse nuk arrihej një marrëveshje për të frenuar programin e tij bërthamor, por ai nuk i ka specifikuar objektivat e një sulmi të tillë. Zyrtarët iranianë kanë thënë se një marrëveshje është e mundur, por do të duhet kohë për t’u arritur.