Top News – SHBA, BE e Britania akuzojnë Kinën/ Ka kryer një sulm të madh kibernetik mbi Microsoft
19/07/2021 20:09

Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar akuzuan Kinën për kryerjen e një sulmi të madh kibernetik në fillim të këtij viti. Sulmi kishte në shënjestër serverët e kompanisë amerikane, Microsoft Exchange, dhe preku qindra-mijëra serverë në të gjithë botën. BE-ja ishte e para që lëshoi deklaratën, duke thënë se sulmi erdhi nga “territori i Kinës”, ndërsa Mbretëria e Bashkuar tha se akterë kinezë, të mbështetur nga shteti, ishin përgjegjës. Sulmi në Microsoft Exchange nga grupet kineze "të mbështetura nga shteti" ishte "një model i pamatur, por i njohur i sjelljes", tha sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab. Bashkimi Evropian tha se Ministria kineze e Sigurimit të Shtetit është përgjegjëse edhe për aktivitete të tjera spiunazhi. “Ne kemi zbuluar aktivitete qëllimkëqija kibernetike, me efekte të mëdha, të cilat kanë në shënjestër institucionet qeveritare dhe organizatat politike në BE dhe në vendet anëtare, si dhe në industritë kryesore evropiane”, thuhet në deklaratën e BE-së. Microsoft ka njoftuar për sulmin e madh kibernetik në fillim të marsit. Firma e teknologjisë ka thënë qysh atëherë se beson se një sulmues i sponsorizuar nga shteti kinez, i quajtur Hafnium, qëndron prapa sulmit. Pekini e ka mohuar çdo përfshirje. Shumë biznese dhe qeveri në botë përdorin serverët e kompanisë amerikane Microsoft Exchange për postën e tyre elektronike.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00