Presidenti amerikan Joe Biden ka hequr kufizimet ndaj Indisë në fushën e energjisë bërthamore. Ky vendim përkon me vizitën e këshilltarit të sigurisë kombëtare Jake Sullivan në Nju Deli, raporton Zëri i Amerikës. "Shtetet e Bashkuara tani po finalizojnë hapat e nevojshëm për të hequr rregulloret e vjetra që kanë penguar bashkëpunimin bërthamor civil midis entiteteve kryesore bërthamore të Indisë dhe kompanive amerikane”, tha Sullivan gjatë vizitës së tij në Nju Deli.