Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se do të dhuronin paketë të re ndihme për Ukrainën në vlerë 1 miliardë dollarë, ku në të përfshihen edhe municionet për tanke me uranium të varfëruar. Njoftimi i SHBA së pasoi reagimin e menjëhershëm të ambasadës ruse në Uashington, e cila tha se muncionet janë shenjë e qartë cnjerëzore nga Amerika. “Uashingtoni, i fiksuar me idenë që të shkaktojë mposhtje strategjike të Rusisë, është i gatshëm të luftojë deri në ukrainasin e fundit”, tha ambasada. “SHBA qëllimshëm po dërgon armë që kanë efekte pa dallim. Ajo është plotësisht e vetëdijshme për pasojat: shpërthimet e municioneve të tilla, rezultojnë në formimin e reve lëvizëse radioactive, tha Ambasada ruse.