Në një vlerësim të paklasifikuar të inteligjencës amerikane, që i është dërguar Kongresit, thuhet se nga shpërthimi në spitalin në Qytetin e Gazës kanë humbur jetën nga 100 deri në 300 persona. Këto shifra paraqesin “një numër të lartë viktimash”, thanë zyrtarët e inteligjencës amerikane në vlerësimin e tyre, të parë nga Associated Press. Zyrtarët e inteligjencës ende po shqyrtojnë provat dhe vlerësimi i tyre mund të ndryshojë. Shpërthimi ndodhi në spitalin Al-Ahli të Gazës më 17 tetor, ndërkohë që në objekt ishin strehuar shumë palestinezë