Partia Demokratike nuk do të mbështesë me votë në Kuvend propozimin e Partisë Socialiste për ligjin e referendumeve. Qëndrimi u shpreh nga kreu i demokratëve, Sali Berisha në konferencën për shtyp të kësaj të marte. Berisha - Nuk votojmë asnjë ligj me PS-në. Jemi të angazhuar në procesin e reformës, në dy reformat, sepse kjo mendojmë ne është, jo se besojmë se Edi Rama do pranojë të ketë një produkt të përbashkët, jemi të bindur që nuk beson. Por nga ana tjetër ne kemi një opinion të tërë, që kërkon që ne të paraqesim variantin tonë dhe ata të njihen me të. Dhe ne jemi në këtë. Por ne të votojmë të njëanshme ligje të PS-së, nuk votojmë asnjë. Kjo është shumë e prerë. Berisha e konsideroi shashkë propozimin në fjalë dhe përpjekje për të mbuluar vjedhjet që ka bërë duke mashtruar shqiptarët se po shkurton Kuvendin me 40 deputetë. Berisha - Edi Rama përpiqet me shashka që të mbulojë vjedhjet që ka bërë. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se duke shkurtuar 40 deputetë po i bën të lumtur, në një kohë kur ai vjedh në ditë shumëfishin e rrogave të të gjithë parlamentit bashkë me zyrtarët e tij. Pra është një hipokrizi e madhe e tij