Shantazhe për prokurorët dhe gjyqtarët, do të ketë sipas kryedemokratit Sali Berisha nga ish drejtorja e SHISH, Vlora Hyseni. Një akuzë të tillë, lideri i opozitës e tha në një deklaratë për mediat në oborrin e kuvendit këtë të enjte. Në këtë rast përdor postin për të bërë një shantazh ndaj gazetarëve dhe ky është një problem i madh, mbasi kjo do shantazhojë dhe prokurorët dhe gjykatësit. Dhe druaj shumë se ky është një proces në zhvillim. Pse? A ka gjë më absurde se të mos e kualifikosh këtë eksponent madhor si pjesë të grupit të strukturuar kriminal? E akuzon për mbrojtje të kriminelit dhe për nxjerrje të sekretit. Akuzat se si e si të lehtësohet në një kohë kur ajo ka kryer veprat më të rënda.