Drafti i qeverisë për rikthimin e basteve sportive online po pritet me kritika nga deputetët e Partisë Socialiste në Kuvend. Paralajmërimi i përfaqësuesit të shoqatës së basteve në komisionin e ekonomisë, për paligjshmërinë që mund të sjellë ky ligj, dhe evidentimi i hapësirave ligjore për ushtrim të aktivitetit kriminal, kanë bërë që deputetët të stepen para se të çojnë kartonin jeshil për miratimin e ligjit.