Top News – Sfidojnë lartësinë në dëborë/ Suedi, pastruesit profesionistë të çative, në aksion…
12/02/2021 16:16

Me reshje të rregullta bore në javët e shkuara, zogjtë në çatitë e shtëpive në kryeqytetin suedez, ia kanë lënë vendin një ushtrie pastruesish, që largojnë borën prej tyre në emër të sigurisë. Duke u përpjekur të jenë të kujdesshëm, në qoshen e një çatie 10 metra mbi tokë, Andrei Plian dhe Alex Lupu, pastrojnë një shtresë të trashë bore nga një ndërtesë, në pjesën historike të Stokholmit, ndërsa kolegët e tyre në rrugë, poshtë, paralajmërojnë kalimtarët. Edhe pse për shumëkënd, kjo mund të jetë pak e rrezikshme, për Plian dhe Lupu, dy pastrues profesionist çatish, puna i jep edhe një mundësi për të admiruar panoramën. Të siguruar me litarë dhe pajisje të tjera sigurie, ai hedh edhe hapat e fundit në një shkallë të lidhur me çatinë dhe thyen heshtjen e këtij mëngjesi shkurti me një goditje lopate mbi çati. Pastrimi i vazhdueshëm i çative në qytet, bëhet kryesisht për arsye sigurie, por edhe për të mirëmbajtur ndërtesat, pjesa më e madhe e të cilave janë 100-vjeçare. Nëse ka shumë borë mbi çati, atëherë ajo mund të shembet. Sipas ligjit në Suedi, pronarët janë përgjegjës për pastrimin e borës dhe akullit nga ndërtesat e tyre nëse ajo rrezikon të bjerë dhe të lëndojë ndokënd. Por aksidentet janë të rralla. Në një rast, në 2002, një 14-vjeçar kishte humbur jetën pasi ishte goditur nga një copë akulli që u shkëput nga një ndërtesë në Stokholm, por siç rrëfejnë këta dy pastrues profesionistë çatish, incidentet, edhe kur ndodhin, kanë kryesisht pasoja të lehta.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55