Të paktën 20 persona humbën jetën pas një tërmeti me magnitudë 7.7 dhe dhjetëra lëkundjeve pasuese që goditën Indonezinë lindore të shtunën, tha një agjenci shpëtimi. Dallgë cunami afro 1 metër të larta u regjistruan në disa zona të vendit të Azisë Juglindore pas lëkundjeve të toës në mëngjes herët. Paralajmërimi për cunami u tërhoq rreth tre orë pas tërmetit.